Venerologia

Viral Molluscum contagiosum

Viral Molluscum contagiosum është një infeksion viral relativisht i zakonshëm i lëkurës. Shkaktohet nga një virus që prek kryesisht lëkurën e trungut dhe ekstremiteteve. Ai prek njerëzit e të gjitha moshave, por kryesisht prek fëmijët nga një deri në dhjetë vjeç, të rriturit seksualisht aktivë dhe njerëzit me sistem të dobët imunitar. Transmetohet nga kontakti me lëkurën, ndonjëherë nëpërmjet kontaktit seksual, por edhe me sende të përdorura, zakonisht  peshqirë, çarçafë apo edhe rroba.

Kuadri klinik i tij karakterizohet nga papula të vogla në ngjyrën e lëkures, me përmasa që variojnë që nga madhësia e një koke gjilpëre deri në një thjerrëz. Papulat nuk shkaktojnë dhimbje, por mund të shkaktojnë  kruajtje  ose të irritohen.

Për shkak të natyrës shumë ngjitëse të sëmundjes, rekomandohet trajtim mjekësor, veçanërisht te të rriturit. Metodat e trajtimit përfshijnë aplikimin e medikamenteve të ndryshme lokale, shtypjen dhe heqjen e lezioneve me prerëse, krioterapinë dhe terapinë me lazer CO2.