Rikonstruksion/rindërtim i fytyrës

VAMPIRE LIFT (PLAZMA, PRP)

Vitet e fundit i është shtuar kukurës terapeutike të mjekësisë kozmetike VAMPIRE LIFT (PLAZMA, PRP)     dhe rezultatet janë spektakolare. Vampire therapy është një plazmë e pasur në trombocite dhe është një terapi autologe. Kjo do të thotë se vampire therapy merret dhe ri-injektohet tek vetë pacienti, gjë që e bën atë plotësisht të pajtueshëm me organizmin e tij.

Fillimisht, pacientit i merret një mostër e thjeshtë gjaku. Më pas gjaku centrifugohet për ti marrë një plazmë të pasur në trombocite për ta vendosur atë në vijim tek zonat e dëshiruara. Vampire therapy është efektive në reduktimin e rrudhave të imëta dhe në lëkurat e varura. Indikohet për trajtimin e shenjave të: akneve, operacioneve, lëndimeve dhe djegieve. Aplikohet gjithashtu për trajtimin e strijave, si dhe për trajtimin e rënies së flokëve në skalpin e kokës.

Avantazhet:

  • Zero rrezik  për reaksion alergjik ose imunitar (për sa kohë përdoret gjaku i vetë pacientit)
  • Shkallë  të ulët të komplikimeve dhe pak efekte anësore
  • Aplikim i lehtë dhe i sigurt
  • Pak seanca
  • Rezultate që zgjasin gati një vit
  • Përmirësimi i tonit të lëkurës (për shkak të rritjes së prodhimit të kolagjenit)
  • Përtëritje të  lëkurës (pa prekur shprehjet e fytyrës)
  • Koha minimale e rikuperimit