Trajtim i syve/ qeskat e syve Mjeku Përgjegjës Dr. Katerina Kyriakou Dermatolog – Venerolog Mjeku Përgjegjës Ioannis Kaloudis Mjek Kirurg plastik Lëkura rreth syve është më e hollë se pjesa tjetër e fytyrës dhe më e ndjeshme ndaj rrezatimit diellor, shkarkimit të gazrave, shprehjeve të fytyrës, kalimit të kohës por dhe ndaj efektit afatgjatë të përdorimit të make up-concealer. Zona e syve, dehidratohet më lehtë se pjesa tjetër e lëkurës, relaksohet dhe shfaq rrudha të imta, shumë më herët se pjesa tjetër e fytyrës.Është shumë e zakonshme të vërehen shenja lodhjeje në sy dhe rrathe të errëta, edhe tek gratë e reja, që pjesa tjetër e fytyrës së tyre ruan ende freskinë . Disa nga faktorët që kontribuojnë në këtë drejtim janë orët e gjata të përdorimit të kompjuterit, si dhe orët më të pakta të gjumit sesa u duhen syve për t'u çlodhur dhe për të kulluar lëngjet e zonës.Me kalimin e kohës, përveç “këmbëve të sorrës”, mund të ndodhë edhe rënia e qepallave, e cila madje në disa raste vështirëson shikimin ose krijon ndjenjën e rëndimit.Së fundi, disa gra shfaqin qeska poshtë syve, të cilat mund të jenë qese për shkak të lëngut që nuk kullon ose qese dhjami.Për të gjitha këto vështirësi në zonën e syve, aktualisht ekzistojnë trajtime, të cilat mund të aplikohen individualisht ose të kombinuara, në varësi të nevojave të pjesës (p.sh. acidi hialuronik, meditoksina, vampire therapy, laser fractional CO2, radio frekuenca etj.).