Stafilokoku aureus Mjeku Përgjegjës Dr. Katerina Kyriakou Dermatolog – Venerolog Stafilokoku aureus është një infeksion ngjitës, sipërfaqësor i lëkurës i shkaktuar nga streptokoku, stafilokoku ose dhe të dyja bashkë. Është infeksioni bakterial më i zakonshëm tek fëmijët, që shfaqet kryesisht gjatë muajve të verës. Ai mund të shfaqet pas lëndimeve të vogla të lëkurës, pas pickimit të insekteve ose në lezione të dermatitit atopik dhe të formave të tjera dermatiti. Megjithatë, shpesh herë ndodh edhe në lëkurë të shëndetshme.Në Stafilokokun aureus vërehen flluska, pustula ose puçrra, të cilat çahen duke lënë sipërfaqe të kuqe e të lagura, të cilat nga ana e tyre mbulohen nga luspa karakteristike në ngjyrën e mjaltit, lezionet mund të jenë të lokalizuara ose dhe të shpërndara dhe në të shumtën e rasteve janë asimptomatike. Stafilokoku aureus shfaqet kryesisht në fytyrë dhe në pjesë të ekspozuara të gjymtyrëve.Për format e përcaktuara të Stafilokokut aureus rekomandohen antiseptikë të përshtatshëm lokalë dhe antibiotike. Në lezionet ekstensive, qasja është e ndryshme dhe pacientët duhet t'i referohen një dermatologu specialist, në mënyrë që të administrohet mjekimi sistematik.