Peeling Kimik Mjeku Përgjegjës Dr. Katerina Kyriakou Dermatolog – Venerolog Peeling-u kimik përbën një metodë për eksfolimin e fytyrës. Duke përdorur tretësirën kimike të të një acidit kimik, shtresat e jashtme, të vdekura të lëkurës shkatërrohen në mënyrë që ajo të prodhojë inde të reja dhe të rinovohet. Në këtë mënyrë, lëkura fiton një strukturë më të lëmuar dhe bëhet më e ndritshme dhe më e freskët.Peeling-u mund të jetë më i thellë ose më sipërfaqësor. Ai përshtatet me nevojat e veçanta qoftë edhe të llojit më të veçantë të lëkurës, duke përmirësuar strukturën e saj dhe duke i dhënë një pamje më të çlodhur dhe rinore.Plakja e lëkurës mund të jetë normale nga kalimi i viteve ose e parakohshme që mund të jetë për shkak të ekspozimit të pamatur në diellë, pirjes së duhanit, grimit dhe stresit. Shenjat e plakjes në lëkurë janë rrudhat statike, varja, hollimi i lëkurës, njollat, melasmat, variçet dhe elasticiteti. Në të gjitha këto Peeling kimik ofron rezultate të rëndësishme