Operacion plastik

Operacione për zonat me ind yndyror ose lëkurë të tepërt

Ekzistojnë 2 teknika kryesore për të reduktuar yndyrën në zona të trupit si: barku dhe trungu, krahët dhe gjymtyrët e poshtme. E para është liposuksioni kur kemi vetëm ind dhjamor të tepërt me një cilësi të mirë të lëkurës, ndërsa e dyta bëhet me ekscision të indit yndyror kur  bashkekziston edhe varja. Liposuksioni kryhet përmes disa vrimave të vogla në pjesë të ndryshme të trupit ndërsa dermolipektomia lë shenja karakteristike në vende që janë më pak të dukshme. Operacione tipike të tilla janë abdominoplastika, femuroplastika dhe brakioplastika.

Të dyja teknikat kryhen nën anestezi të përgjithshme ndërsa rikuperimi është më i shpejtë dhe më i lehtë me liposuksion.