Dermatologji Klinike

Onikomikoza

Onikomikozat janë infeksione që mund të prekin thonjtë e gishtave, të duarve dhe të këmbëve. Shfaqen më shpesh në këmbë, për shkak të lagështirës që zhvillohet brenda këpucëve. Zakonisht, lezionet fillojnë me shfaqjen e ndryshimeve në trashësinë, ngjyrën, strukturën dhe formën e thonjve.

Onikomikozat zakonisht shfaqen në moshat më të mëdha. Megjithatë, disa grupe njerëzish, si pacientët me diabet, atletët, personat me probleme në lëvizje, personat që djersiten shumë ose personat që përdorin dushe të përbashkëta në ambiente sportive paraqesin një rrezik më të madh për ti zhvilluar ato. Trajtimet për onikomikozat varen nga shtrirja e problemit. Pas izolimit të kërpudhave patogjene, dermatologu do të marrë në konsideratë pamjen klinike të thoit dhe do të sugjerojë ose ilaçe antifungale lokale ose pilula orale antifungale.