Dermatologji Klinike

Lythat shputës

Lythat janë lezione beninje të zakonshme të lëkurës të shkaktuara nga infeksioni HPV virusi i papillomës njerëzore (Human Papillomatus Virus).

Në varësi të pamjes klinike, ato ndahen në tre lloje.

A) Në Lythat e zakonshme që zhvillohen në ekstremitetet e trupit, në pëllëmbë, në shputa, në gishta, në trup, në gjunjë dhe në bërryla. Pamja e tyre klinike karakterizohet nga papula të shumta, zakonisht asimptomatike, pra gunga - hiperplazi të lëkurës.

B) Në Lythat e sheshta,  të cilat zakonisht zhvillohen në fytyrë, qafë dhe duar. Këto janë gunga të sheshta me sipërfaqe të lëmuar, të kuqërremta ose në ngjyrën e lëkurës.

C) Së fundi, Lythat shputore që ndodhen në shputat e këmbëve dhe shpesh tentojnë të rriten drejt pjesës së brendshme të lëkurës. Nga pamja e jashtme, ato duken si gunga korneale në lëkurë dhe mund të shkaktojnë bezdisje gjatë ecjes. Shpesh herë vihen re disa njolla të shumta të zeza, të shpërndara në zonën e lythave, të cilat janë për shkak të enëve të gjakut të trombizuara dhe janë një shenjë e dobishme për diagnozën klinike.

Për shkak të transmetimit të virusit dhe përhapjes së mundshme të difekteve në pjesë të tjera të trupit ose dhe në persona të tjerë, rekomandohet trajtim i menjëhershëm. Terapia e tyre bazohet në madhësinë, formën, vendndodhjen, moshën dhe gjendjen e përgjithshme shëndetsore të pacientit.