Kontrolli i nishaneve Mjeku Përgjegjës Dr. Katerina Kyriakou Dermatolog – Venerolog Kontrolli i nishaneve është një ekzaminim me karakter parandalues, i cili rekomandohet të kryhet në baza vjetore dhe mundësisht gjatë muajve të dimrit. Në rast se një dëmtim konsiderohet i dyshimtë dhe evoluimi i tij duhet të monitorohet, ekzaminimi kryhet më shpesh.Është shumë i rëndësishëm vetëkontrolli në intervale të rregullta. Sigurisht, nëse ka ndonjë ndryshim në madhësinë, formën ose ngjyrën e një nishani paraekzistues ose dhe prania e një nishani të ri, duhet të konsultoheni me dermatologun tuaj.Në klinikë mjeku dermatolog kontrollon si nga ana klinike ashtu edhe nga ana dermatoskopike çdo ndryshim në lëkurë për praninë e karakteristikave të veçanta, në bazë të të cilave gjykohet natyra e dëmtimit. Përveç kësaj, ekziston mundësia e hartëzimit elektronik dhe monitorimit të dëmtimit në kohë.