Dermatologji Klinike

Kanceri i lëkurës

Format kryesore të kancerit të lëkurës që lidhen me ekspozimin ndaj rrezatimit diellor janë keratoza aktinike, karcinoma e qelizave bazale dhe skuamoze, dhe melanoma, e cila përbën formën më të rrezikshme të kancerit të lëkurës.

Lezionet malinje të lëkurës zakonisht gjenden në pjesët më të ekspozuara nga dielli, të fytyrës, të skalpit, të veshëve dhe të sipërfaqjes dorsale. Gjithashtu në disa raste lezionet mund të gjenden edhe në pjesë të mbuluara të trupit.

Ekzaminimi sistematik dhe dermatoskopia e lezioneve të lëkurës mund të çojë në diagnostikimin e hershëm të lezioneve malinje, duke rritur shanset për trajtim të suksesshëm.