Herpes Zoster Mjeku Përgjegjës Dr. Katerina Kyriakou Dermatolog – Venerolog Herpes zoster është një infeksion akut viral i shkaktuar nga riaktivizimi i virusit varicella-zoster (VZV). Zakonisht shfaqet tek personat mbi 50 vjeç dhe shoqërohet me praninë e imunosupresionit.Karakterizohet nga një skuqje në njërën anë të trupit me puçrra vezikulare që shfaqet në një bazë eritematoze dhe zakonisht shoqërohet me dhimbje. Më së shpeshti gjendet në regjonin e kraharorit, në regjionin lumbal, në qafë por edhe në zonën e syve. Komplikacioni më i rëndësishëm i herpesit zoster është nevralgjia postherpetike.Dermatologu mund të japë trajtim antiviral, si dhe medikamente për të lehtësuar dhimbjen. Trajtimi antiviral përshpejton shërimin e dëmtimeve të lëkurës, zvogëlon kohëzgjatjen e dhimbjes akute dhe redukton shfaqjen e nevralgjisë postherpetike.