Dermatologji Klinike

Ekzema

Është një gjendje inflamatore e lëkurës (jo ngjitëse), ku simptomat më të zakonshme janë ënjtja, skuqja, kruarja, çarja dhe qërimi i lëkurës. Ekzema është emërtimi i një sërë sëmundjesh të lëkurës që kanë si tipar të përbashkët simptomat e mësipërme. Ndodh më shpesh tek foshnjat dhe fëmijët, megjithatë, e zakonshme është gjithashtu edhe tek të rriturit.

Zonat më të prekura janë fytyra, trupi dhe gjymtyrët.

Cilat janë shkaqet e zakonshme të ekzemës?

  • Thatësia e lëkurës
  • Ankthi
  • Rritja e kontaktit me sapunë dhe detergjentë, si dhe lagja e vazhdueshme e duarve (dermatit irritues)
  • Kontakti me produkte industriale, p.sh. metale, goma, rrëshira, rroba, bimë, drita, parfume, lloje kozmetike, medikamente (dermatit alergjik)