Dermatologji Klinike

Dermatiti seborroik (Dermatiti Seborrheic)

Dermatiti Seborrheic është një sëmundje e zakonshme inflamatore e lëkurës, e karakterizuar nga formimi i pllakave eritematoze dhe pllakave me luspa në zonat e yndyrshme si skalpi i kokës, pjesa e brendshme e veshit ose dhe fytyra. Njihet gjithashtu si tinea kur shfaqet tek foshnjat, zbokth ose ekzema seborrheike.

 Kush është shkaku?

Dermatiti seborrheik është një ekzemë idiopatike. Faktorët që mund të rrisin rrezikun e shfaqjes janë temperaturat ekstreme, lëkura e yndyrshme, përdorimi i locioneve që përmbajnë alkool, obeziteti, stresi dhe Malassezia furfur.

Në cilat zona shfaqet?

– Në skalpin e kokës

- Në fytyrë

- Në veshët

– Në Gjoks

Si trajtohet dermatiti seborroik?

Në varësi të fazës dhe ashpërsisë së simptomave, dermatologu mund të rekomandojë agjentë keratolitikë dhe antifungale, kortikosteroide lokale ose kremra me veprim antiinflamator.