Dermatiti atopik Mjeku Përgjegjës Dr. Katerina Kyriakou Dermatolog – Venerolog Dermatiti atopik është një sëmundje kronike, përsëritëse e lëkurës që ka shpërthime dhe remisione. Zakonisht shfaqet në fëmijëri, por është shumë i shpeshtë edhe tek të rriturit. Dermatiti atopik shpesh kombinohet me anamnezë personale ose familjare të astmës, të rinitit alergjik dhe të konjuktivitit.Cilat janë shkaqet e dermatitit atopik?Shkaqet e vërteta të dermatitit atopik nuk është se dihen plotësisht, por me sa duket kanë të bëjnë me një kombinim të faktorëve gjenetikë, imunitarë dhe mjedisorë.Cilat janë simptomat? Lëkurë e thatëKruajtje intensiveTrashje dhe vrazhdësi të lëkurësPllaka eritematoze dhe eksfolimMënyrat e trajtimit dhe përballimit: Hidratimi sistematik i lëkurësPërdorimi i kortikosteroideve lokale ose përdorimi inhibitorëve të kalcineurinësPërdorimi i xhelit të butë pastrues pa sapun dhe aromëPërdorimi i rrobave prej pambuku dhe jo prej leshi apo sintetike