Dermatologji Klinike

Çiban

Çibani është një  inflamacion purulen  i lëkurës. Zakonisht krijohet nga bakteri Staphylococcus aureus, i cili depërton në lëkurë përmes gjëndrave të qimeve. Këto nyje zakonisht shfaqen në pikat e fërkimit, në kthesat e kyçeve ose në pikat ku lëkura shkakton palosje.

Çibani është shumë i kuq, veçanërisht i dhimbshëm dhe, gjatë infeksionit, shfaq një zgjatje të bardhë që korrespondon me një grumbull qelbi.

Infeksioni fillestar trajtohet nga dermatologu duke dhënë trajtim oral me antibiotikë dhe në raste të veçanta me hapjen dhe pastrimin e zonës purulente, më qëllim lehtësimin më të shpejtë të simptomave.