Alopecia Areata (Rënia e flokëve) Mjeku Përgjegjës Dr. Katerina Kyriakou Dermatolog – Venerolog Rënia e flokëve ndahet në normale dhe patologjike. Në rënien normale të flokëve, një numër qimesh humbasin çdo ditë të cilat zëvendësohen dhe rikuperohen serisht . Në rënien patologjike (alopecia areata), disa nga qimet që bien nuk rikuperohen, duke rezultuar në dobësimin e skalpit të kokës.Rënia e flokëve ndodh në të dy gjinitë, pavarësisht nga mosha, megjithatë shkaku më i zakonshëm i rënies së flokëve është alopecia androgjenetike dhe ekziston edhe alopecia androgjenetike e grave.Nga çfarë faktorësh shkaktohet? MoshaAndrogjenetTrashëgimiaHumbje të konsiderueshme në peshëFaktorët psikologjikëSëmundje mjekësore (p.sh. diabeti, lupus eritematoz)Trajtimet për rënien e flokëve janë përmirësuar vitet e fundit dhe përfshijnë medikamente lokale ose medikamente sistematike, ose dhe të dyja bashkë. Pacientët duhet të kontaktojnë me dermatologun e tyre në mënyrë që ata të informohen dhe të udhëzohen siç duhet për opsionet e disponueshme të trajtimit dhe kontrollit, si dhe për metodat më moderne të transplantimit të flokëve.