Aknet Mjeku Përgjegjës Dr. Katerina Kyriakou Dermatolog – Venerolog Aknet janë një nga sëmundjet inflamatore më të zakonshme të lëkurës, e cila zakonisht shfaqet gjatë adoleshencës. Vlerësohet se prek rreth 85% të adoleshentëve dhe zakonisht tërhiqet në vitet e para të moshës madhore. Por ka një përqindje të të rriturve, kryesisht grave, që kanë akne ose si vazhdimësi të adoleshencës, ose sepse i shfaqën në moshë madhore, madje edhe pas moshës 30 vjeçare.Aknet gjenden kryesisht në fytyrë, në shpinë, në shpatulla dhe në gjoks. Një nga shkaqet kryesore të tyrë janë yndyra dhe sebumi, të cilat bllokojnë gjëndrat e vogla të qimeve dhe si për pasojë bllokojnë poret. Si rezultat e këtij bllokimi është rritja e baktereve, duke shfaqur puçrra, pika të zeza apo edhe kiste.Cilët faktorë shkaktojnë aknet? Çrregullimet hormonaleAnamneza familjare (trashëgimia)Faktorë psikologjikëPërdorimi i barnave të caktuara (litium, androgjene, etj.)Preparate kozmetike të yndyrshme me origjinë ushqimorePërdorimi i substancave të ndryshme anabolike dhe narkotikeKushtet klimatikeMënyrat e trajtimit:Mjekimi ndahet në tre kategori: a) lokale, b) sistematike (duke marrë barna nga goja) dhe c) invaziv (peeling me acide frutash, peeling kimik etj.). Ekzistojnë shumë lloje të akneve (komedogjene, pustulare, papulopustulare, cistike etj.) dhe për çdo rast nevojitet një trajtim i ndryshëm.Si trajtohen shënjat pas akneve?Në disa raste, kur aknet pastrohen, mbeten shënjat. Në këto raste kryhen operacione të ndryshme për përmirësimin e pamjes. Operacione të tilla janë peeling kimik, Fractional laser CO2, MMtherapy-Boosters të qelizave staminale, vampire therapy, dermabraksion, Rf (radio frekuenca) etj.Cilat janë pasojat e mundshme të mos trajtimit mjekësor në kohë të akneve? Evoluimi i akneve të lehta në të rëndaKrijimi i më shumë shënjaveKohëzgjatja e gjatë e sëmundjesTrajtimi i zgjaturTrajtim më i rëndëRëndimi i gjendjes psikologjike të pacientit.