Depilim me lazer
VELUX ALEXANDRITE REBORN është një lazer i ri dhe i avancuar me Aleksandrit që aktualisht përbën zgjidhjen më të plotë dhe të kompletuar teknologjikisht për trajtimin e rritjes së padëshiruar të qimeve në trup dhe fytyrë. Ai shfrytëzon plotësisht depërtimin e thellë si dhe thithjen e lartë të energjisë nga melanina që i ofron emetimi i njëkohshëm i gjatësisë të 2 vale të ndryshme që ka, 755 nm i lazerit alexandrit dhe 808 nm, të cilat në kombinim me madhësinë e spot size-it të tij, sigurojnë trajtime të shpejta, pa dhimbje dhe efektive. Me aftësinë që ka për të skanuar një zonë të madhe (50x15mm) në vetëm 1 sekondë, VeLux ndryshon kornizat kohore në depilim , duke reduktuar kohën e trajtimit dhe duke i siguruar pacientit kohë të vlefshme.
Lazeri alexandrite i tipit të ri, VeLux, sjell risi, duke e bërë trajtimin sa më pa dhimbje dhe në të njëjtën kohë efektiv, qoftë edhe për qimet e imta me ngjyrë të hapur. Garanton nivelin më të lartë të sigurisë së trajtimit, me rezultate pa kompromise. Është ideal për të gjitha llojet e lëkurës, gjatë gjithë vitit.