Pajisje

3 MAX Plus

Liposkulptura

Metoda më gjithëpërfshirëse dhe e përhershme, jo invazive e liposkulpturës

3-MAXPLUS, e vetmja platformë që integron të 3 teknologjitë më të fundit Cavitation/MultipolarRF/VacuumRF, përbën metodën më të plotë dhe të përhershme, jo-invazive të liposkulpturës, duke ofruar një zgjidhje për çdo ndërhyrje kozmetike të fytyrës, qafës dhe trupit.

Trajtimet:

  • Reduktim drastik i të gjitha fazave dhe llojeve të celulitit
  • Shtrëngim të menjëhershëm të fytyrës/qafës/trupit me shpërbërje të njëkohshme të dhjamit
  • Ridizajnim total të trupit
  • Lifting të fytyrës me reduktim të rrudhave
  • Anti-plakje
  • Reduktim  obeziteti  lokal
  • Trajtim kundër rrathëve të errët nën sy
  • Reduktim i menjëhershëm i ritensionit hidrik ose i mbajtjes së lëngjeve.
  • Largim i toksinave dhe acideve yndyrore
  • Përmirësim i sistemit limfatik dhe venoz
  • Reduktim i Mjekrës së dyfishtë

Cavitation

Lipoliza me ultratinguj

Kavitacioni tejzanor ose lipoliza tejzanor është një teknologji moderne e fokusuar të një frekuence specifike që shkakton reduktimin e vëllimit të qelizave yndyrore dhe lëngëzimin e yndyrës që përmbahet në to (lipoliza). Është vërtetuar se është e vetmja teknikë joinvazive me rezultate kaq të menjëhershme dhe të dukshme, që në seancën e parë. Indikohet për shkatërrimin e qelizave yndyrore në çdo zonë me yndyrë të tepërt, trajtimin e celulitit dhe liposkulpturën e trupit. Në mënyrë ideale, kombinohet me masazh limfatik mekanik (VacuumRF) dhe me radio frekuenca (MultipolarRF). Ndihmë shtesë në këtë proces përbën konsumimi i shumë lëngjeve, në mënyrë që të arrijmë një eliminim të mirë të toksinave, si dhe ushtrimet fizike. Si funksionojnë radio frekuencat multipolare (MultipolarRF)

Multipolar RF

Shtrëngim në shumë nivele

Trajtimet e trupit me radiofrekuenca ndërhyjnë në mënyrë dinamike dhe pa u derdhur gjak. Ato e ngrohin lëkurën në shumë nivele, duke shkaktuar rigjenerim intensiv të kolagjenit dhe elastinës, duke na dhënë si rezultat forcimin, përmirësimin e lëkurës së varur dhe zvogëlimin e njollave. Është karakteristikë se kur veprojnë në shtresa më të thella rrisin edhe metabolizmin e qelizave dhjamore. Kokat e fuqishme RF të 3-MAXPLUS bëjnë përshtypje me efektin që japin në shtrëngimin, reduktimin e volumit dhe përmirësimin e strukturës së lëkurës. Rezultatet janë të qëndrueshme dhe përmirësimi vazhdon edhe pas përfundimit të përdorimit. Frekuencat e radios mund të kombinohen me kavitacion dhe masazh limfatik VacuumRF për rezultate edhe më të mira. Trajtimi MultipolarRF është i shpejtë, pa dhimbje dhe ofron ndjesinë e një masazhi të ngrohtë. Është ideal për çdo lloj lëkure dhe në çdo kohë, pasi nuk shkakton fotondjeshmëri, skuqje apo ndonjë simptomë tjetër. Cili është efektiviteti i masazhit limfatik mekanik (Vacuum RF)

Vacuum RF

Dekongjestion gjithëpërfshirës (total)

Sipas vlerësimeve, mbi 90% e grave kanë cellulite, të cilat nuk shfaqet vetëm tek ato me yndyrë të shtuar trupore. 3-MAXPLUS ushtron thithje të vazhdueshme – komprimim me masazh limfatik, zbrazën qelizat dhjamore duke ulur volumin e tyre dhe arrin shtrëngim në shumë nivele. Thithja e tij e fuqishme ritmike është e rregullueshme dhe rrit shpejtësinë e qarkullimit limfatik, duke reduktuar mbajtjen e lëngjeve dhe duke rinovuar qelizat e lëkurës. Trajtimi Vacuum RF ka dëshmuar efektivitet në celulitet dhe yndyrën lokale, duke “skalitur” në të njëjtën kohë trupin. Rekomandohet edhe për gratë që sapo kanë lindur, por edhe për gratë në menopauzë që kanë retension për shkak të çrregullimeve hormonale.