Mjek Kirurg plastik
Kirurgu plastik Ioannis Kaloudis studioi në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Athinës ku u diplomua në vitin 2008. Në kuadër të specialitetit të Kirurgjisë Plastike, ka punuar si mjek asistent i Kirurgjisë së Përgjithshme në Spitalin e Kancerit “THEAGENIO” dhe më pas, në spitalet e Gjermanisë në periudhën 2011-2014.
Në vitin 2014 u transferua në Sheffield të Britanisë së Madhe, ku punoi si specialist i kirurgjisë plastike, ndërsa nga viti 2015 deri në 2018 vazhdoi trajnimin në qendrat kryesore të Kirurgjisë Rindërtuese dhe Plastike në Londër, Great Ormond Street, St Thomas' dhe Royal Free Hospitals, ku ndër të tjera, pati mundësinë të bashkëpunonte me një nga kirurgët plastikë kryesorë Prof. Jian Farhadi. Në vitin 2018 është rikthyer për të kryer specialitetin pranë spitalit “PAPAGEORGIOU”, nga ku ka marrë edhe titullin Kirurg Plastik në vitin 2020, ndërkohë që ka vazhduar punën në spital me gradën Asistent Kurator i dytë.
Kreu Master për Onkologji Kirurgjike, Rindërtim dhe Kirurgji Estetike të Gjirit në Universitat Autonoma de Barcelona pranë Kirurgëve Plastikë me famë ndërkombëtare Prof. Jaume Masia dhe Prof. Mustafa Hamdi.
Ai është Doktorant në Falultetin e Mjekësisë të Universitetit të Athinës me objekt të kërkimit të tij biopsinë e nyjeve limfatike sentinel në karcinomat skuamoze të lëkurës me rrezik të lartë.
Ka marrë pjesë në konferenca greke dhe ndërkombëtare të Kirurgjisë Plastike, ndërsa ka ndjekur një sërë seminaresh edukative mbi këtë specializim.